BERAT– Detaje të reja kanë dalë në dritë sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga lagjia “Jani Vruho” në qytetin e Beratit. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se e reja mbërriti në spital në gjendje kritike për jetën.
Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se, Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021, në orën 00:30 minuta dhe ishte në gjendje të rënduar.
MjeKja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.
“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike,ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë“-, ka deklaruar mjekja Vila.
27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së Martës në Spitalin Infektiv Covid-1, ku ndodhej e intubuar.