Tiranë- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur mesnatën e kaluar. Aksidenti ka ndodhur në Kodër-Kashar rreth orës 23:30, ku mjeti me drejtues 27-vjeçarin Z.M. ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur tre pasagjerët që ndodheshin në të.
Tiranë/Informacion paraprak
Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.