Itali- Qeveria italiane ka bllokuar ngarkesën me vaksinat AstraZeneca që ishin nisur për në Australi.
Ky vendim u morr pasi Italisë i ishte kërkuar leja e kalimit të kësaj ngarkese në datën 24 shkurt, por ngarkesa ka mbërritur me vonesë. Sipas qeverisë italiane sasia prej 250 mijë vaksinash është e tepërt për një vend si Australia, që konsiderohet si një nga vendet jo në kolaps me virusin, ndërkohë vende të tjera janë më në vështirësi.
Ky vendim është mbështetur gjithashtu edhe nga Komisioni Euriopian. AstraZeneca është në rrugën e duhur për të siguruar vetëm 40% të furnizimit të rënë dakord për vendet anëtare në tre muajt e parë të vitit, por problemet e prodhimit kanë rritur edhe ngadalësimin e procesit të shpërndarjes.
Në muajin janar, kryeministri italian Giuseppe Conte theksoi se vonesa me furnizimin e vaksinave nga AstraZeneca dhe Pfizer ëhstë shkelje e kontratës mes tyre.
Nga ana tjetër Australia është shprehur se e ka marrë tashmë një dërgesë me 300 mijë doza dhe së shpejti pritet të nis edhe prodhimi vendas prej 1 milion dozash vaksine anti-COVID, dhe se kjo ngarkesë e bllokuar nga Italia ishte e parashikuar për shpërndarje javët e ardhshme.
Përktheu dhe përshtati: Alba News
Burimi: BBC