HAVANA-Kuba ka hyrë në fazën e fundit të provës së vaksinës eksperimentale “Soberana 2” , kundër Covid-19. Sipas Reuters, vendi ka filluar të shpërndaj rreth 44,000 doza te vullnetarët në Havana, të cilët janë midis moshës 19 dhe 80 vjeç.
Nëse vaksina rezulton e suksesshme, Kuba ka thënë se do të vaksinojë të gjithë popullsinë e saj prej 11 milionë njerëz. Kjo do të ishte vaksina e parë COVID-19, e zhvilluar dhe prodhuar në Amerikën Latine.
Po ashtu, Kuba ka thënë se do të ofrojë dhe për turistët vaksina. Vendi ka një histori të gjatë të eksporteve të vaksinave dhe turizmit mjekësor.
“Ndihem shumë e lumtur. Shpresoj se ky do të ketë një rezultat të mirë, jo vetëm tek unë, por në të gjithë botën,”-ka thënë Maria del Carmen Rodriguez, një 83-vjeçare, pasi mori dozën e parë të vaksinës në Havana.
Vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet janë duke konkurruar me kombet më të pasura për prodhimin e vaksinave. Kuba ka nisur prodhimin e vaksinave në kohën kur vendi po përballet dhe me një shpërthim të pandemisë. Numri ditor i rasteve është pesëfishuar gjatë dy muajve të fundit pasi Kuba hapi kufijtë në fund të vitit të kaluar dhe lehtësoi kufizimet e bllokimit.