Një dyqan është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Stefanaq Pollo’ paraditen e sotme në Tiranë. Nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të dëmtuar, ndërkohë zjarrfikësit u lajmëruan për të vendosur flakët në kontroll. Në këtë njësi tregtare shiteshin enë kuzhine. Pronari i këtij biznesi thotë se nuk ka lënë asgjë ndezur, ndërkohë që një prej qytetarëve që e ka banesën ngjitur me dyqanin i thotë që po merr flakë edhe shtëpia e tij.
Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet për një shkëndije elektrike.