Dhurata Dora prej ditësh ndodhet shumë larg vendit të saj dhe po shijon ditët më të bukura në Maldive. Si fillim, ajo udhëtoi drejt Dubait, që ka qenë destinacioni i preferuar i VIP-ave shqiptarë këto kohë. Më pas Dhurata shkoi në Maldive, nga ku ka ndarë disa foto shumë sensuale. Si për zili, këngëtarja nuk na i ka ndarë për asnjë moment fotot nga ishulli, teksa na ka zbuluar se është shoqëruar nga një prej bashkëpuntorëve të saj më të rëndësishëm.
Ajo ka treguar se në Maldive ka shkuar së bashku me grimierin e njohur Arbër Bytyqi dhe në fakt udhëtimi i tyre e ka një qëllim. “Prive” ka mësuar se Dhurata nuk ka udhëtuar drejt Maldiveve për pushime, por në fakt ajo po merret me realizimin e projektit të saj më të ri.
Sipas disa burimeve këngëtarja po xhiron një videoklip në Maldive, i cili do të të publikohet shumë shpejt. Gjithashtu është mësuar se krahas punën për tregun vendor, Dhurata Dora nuk do e lërë anash as atë ndërkombëtar, me bashkëpunime që janë në proces e sipër për realizim.