Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari shkodran i muzikës së lehtë, Rudolf Stambolla.
Rudolf Stamboll është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz i këndoi dashurisë dhe u kthye në një emër të suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60.
“Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.
Më 1943 kthehet në Tiranë, ndërsa më 1946 u bë pjesë e grupit “Havajana”, të parit grup shqiptar të muzikës së lehtë. Anëtarë të këtij grupi ishin që të gjithë muzikantë me nam: Njac Guralumi (kontrabas), Medi Prodani (kitarë), Mustafa Zymeri (klarinetë e saksofon) dhe kompozitori i madh shqiptar i muzikës së lehtë, Agim Prodani (fizarmonikë).
I cilësuar si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla ishte një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku shqiptar.