Tonin Mhilli, oficeri i burgut të Peqinit, i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë, është babai i gazetares Valbona Mhilli. Ajo ka bërë disa dedikime prekëse në rrjetet sociale, ku i drejtohet të atit duke i thënë se pse iku pa të.
“Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja , teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë.
Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 në bajpasin e Rrogozhinës.
Viktimat janë Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit, i cili ndodhej në mjetin tip “Audi” dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, si dhe Merushe Koni dhe Bajram Koni, që humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.