VJENË– Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të sulmit terrorist që ndodhi një natë më parë në Vjenë ka shkuar në katër. Kjo pasi një tjetër të plagosurve ka ndërruar jetë.
Gjithashtu, pas kërkimeve të bëra në rrugët e qytetit, policia vendase ka gjetur edhe tre persona të tjetër të plagosur, duke e çuar në 17 numrin e tyre në total.
Gjatë orëve të fundit, mësohet se janë arrestuar disa persona që mendohet të kenë lidhje me sulmin. Policia ka ekzekutuar sulmuesin kryesor, një simpatizant i ISIS. Para ekzekutimit ai ishte betuar për besnikëri ndaj liderit të ISIS.