Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, ka folur edhe për kandidimin e Najada Çomos dhe të Luljeta Bozos për Partinë Socialiste.
Rushaj thekson se shqiptarët nuk gënjehen nga këta truke e makijazhe që bën Rama, duke shtuar se qytetarët duan të ndryshojnë kryeministrin.
Anëtarësia e PD është shumë entuziaste. Qytetarët e konsiderojnë PD-në si të vetmen mundësi që të dalin nga kriza, që kjo qeveri e ka futur vendin. Kemi dhënë udhëzime për masat ndaj koronavirusit. Partia Demokratike ka nisur një proces serioz për një listë dinjitoze. Emrat e kryeministrit i shikoj si propagandë dhe makijazhit, sa herë që ndodhet në vështirësi.
Një njeri merr vendimet dhe ky është kryeministri Edi Rama. Tetë vjet të mbushura me dështime nuk m und të tejkalohen me një individ. Nëse merr edhe kirurgun më të mirë, i ke hequr mjekësisë një njeri me rëndësi me qëllim që të rregullosh fytyrën tënde. Ne e dimë se Rama ka shkatërruar shëndetësinë. Shqiptarët nuk gënjehen me truke e makijazhe. Shqiptarët do vendosin për të ndryshuar kryeministrin”, u shpreh Rushaj.