Universiteti i Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Euxhena Jorgji për shkak të COVID-19. Në postimin e bërë në faqen zyrtare, UT shkruan se Jorgji kishte përfunduar studimet bachelor në degën e Financës me rezultate të larta dhe largimi i parakohshëm nga jeta i ndërpreu në mes ëndrrat e saj.
Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve për këtë humbje të madhe.
“Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.
Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës. Prof. Dr. Artan Hoxha”, mbyllet mesazhi.