Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një urim për mësuesit me rastin e 7 marsit.
Ndërsa ka publikuar pamje nëpërmjet të cilave tregon edhe ristrukturimin e shkollave, apo ndërtimin e disa prej tyre, Rama uron të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe ata në pension që në krye të detyrës po kalojnë një vit akoma më të vështirë edhe për shkak të pandemisë së Covid.
“Mirëmëngjesi dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.