Të hënën në mesnatë është afati i fundit që partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim në një mesazh publik, drejtuar partive politike në Shqipëri, u kërkon liderëve që në listë të mos përfshijnë persona me probleme, por figura të pastra.
“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretari i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).