TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video me mesazh për të gjithë mësuesit, ditën e festës së tyre.
Në tekstin e videos, Basha ka premtuar edhe njëherë që me ardhjen e tij në pushtet, pagat e tyre do të rriten. Ndërsa shton se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk ka bërë asgjë për mësuesit dhe nxënësit.
“Mësuese Tatjana është e lumtur me punën e saj. Sepse ajo është nga Bosnia, ku një mësues gjimnazi merr 1100 Euro. Mësuese Fatmira nuk është fare e kënaqur me rrogën që merr. Sepse në Shqipëri mësuesit paguhen rreth 600 Euro në muaj. Paga më e ulët në rajon. Mësues i lumtur = nxënës i lumtur. Rama nuk bëri asgjë për mësuesit dhe as për nxënësit. Ne mund ta ndryshojmë këtë! Të zgjedhim një qeveri të re që do t’i rrisë rrogat. Sepse është detyra jonë t’u kthejmë buzëqeshjen e humbur mësuesve dhe nxënësve tanë. Të zgjedhim një kryeministër që punon për ju!”-thuhet në video.