• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Femrat shqiptare më të “diskriminuara” në raport me meshkujt në krahasim me BE

08/03/2021
in Sociale
0
Femrat shqiptare më të “diskriminuara” në raport me meshkujt në krahasim me BE

Me më pak kohë të lirë, më pak para e burime financiare, më pak mundësi për të krijuar njohuri, pabarazi në punë e vendim-marrje, më pak akses në shëndetësi, femrat në Shqipëri janë të “diskriminuara”, në raport me meshkujt.

Me 60.4 pikë nga 100, sipas Indeksit të Barazisë Gjinore, të publikuar nga INSTAT, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara në mënyrë që të arrijë barazinë gjinore.

Gratë në Shqipëri janë të pabarabarta me burrat në pesë fushat, që mat indeksi: Puna; Paratë; Njohuritë; Koha; Vendim-marrja; Shëndeti.

Pabarazia më e madhe është në fushën e kohës, ku indeksi është vetëm 48.1. Këtu çalohet në të dy treguesit, që janë aktivitetet e kujdesit dhe ato sociale.

Njohuritë janë një tjetër fushë ku diferenca është e lartë, me 55.6 pikë, me dy nën-fushat, Ndjekja dhe pjesëmarrja (55.3) dhe Ndarja në arsim (56).

Gratë nuk kanë shumë akses as tek paratë, i treti tregues më i ulët me 59.6 pikë. Ato çalojnë sidomos në mungesën e burimeve financiare (44.6), që ul ndjeshëm pikëzimin e fushës së parasë, ndërsa janë më mirë në situatën ekonomike (79.6).

Në vendim-marrje pabarazia burra-gra fillon e zvogëlohet, duke marrë 60.9 pikë. Femrat kanë një peshë më të lartë në vendimmarrje ekonomike (74.5) dhe politike (74.5), por çalojnë tek ajo sociale (42.3).

Në fushën e punës, treguesi vijon e rritet, duke arritur në 67.6 pikë. Pjesëmarrja e grave në punë është e lartë (78.3), por pikëzimi ulet kur bëhet fjalë për ndarjen në punë (58.4).

Shëndeti është fusha, ku ka më pak pabarazi gjinore, me 81.8 pikë. Gratë kanë vlerësim të lartë si në status (91.6), ashtu dhe në akses (89.1), por janë më dobët në nën fushën e sjelljes (67).

Krahasimi me BE-në, diferenca më e madhe tek paratë dhe koha, ia kalojmë në vendim-marrje

2020-a është viti i parë që INSTAT ka publikuar indekin e barazisë gjinore, duke e bërë të pamundur krahasimin me vitet e mëparshme.

Ky tregues është hartuar në linjë me atë të Bashkimit Europian, Gender Equality Index (GEI), që mat konceptin kompleks të barazisë gjinore dhe i bazuar në kuadrin e politikave të BE-së asiston dhe monitoron progresin e tij me kalimin e kohës.

Në raport me mesataren e Bashkimit Europian, që është 67.9 pikë, Shqipëria ka një pabarazi gjinore pak më të ulët (7.5 pikë më pak).

Diferenca më e madhe mes Shqipërisë dhe shteteve të BE-së është në fushën e parasë, me 21 pikë (për vendet e BE-së, fusha e parasë është e dyta ku ka më pak pabarazi, pas shëndetit).

Edhe në fushën e kohës, Shqipëria çalon në raport me gratë në Bashkimin Europian, me një diferencë prej 17.4 pikësh.

Për njohuritë diferenca është 8 pikë, ndërsa ngushtohet në atë të punës (4.6 pikë). Ashtu si në Be edhe në Shqipëri, shëndeti është fusha ku ka më pak pabarazi gjinore.

Femrat në Shqipëri ua kalojnë atyre në BE vetëm në fushën e vendimmarrjes, ku janë para me 7.4 pikë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsBEfemrat e diskriminuarainstatmeshkujt
Previous Post

“Do kaloni një ditë të veçantë sot!” Horoskopi i Paolo Fox, e hënë 8 mars

Next Post

Burrat vs gratë në Shqipëri: “Gara” në punë, paga, drejtim, politikë, kursime, kredi

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Burrat vs gratë në Shqipëri: “Gara” në punë, paga, drejtim, politikë, kursime, kredi

Burrat vs gratë në Shqipëri: “Gara” në punë, paga, drejtim, politikë, kursime, kredi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.