Në ditën e gruas, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shprehur urimin e saj.
Ajo shkruan se gratë dhe vajzat janë forca e sistemit tonë shëndetësore, janë kolonat e forta që mbajnë peshën më të madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdesin shëndetësor.
“Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë.”, shkruan ajo.
Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për secilën nga 17.734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin shëndetësor.
Postimi i plotë:
“Gratë dhe vajzat janë zemra dhe forca e sistemit tonë shëndetësor, janë kolonat e forta që mbajnë peshën e madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdes shëndetësor.
Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë.
Mirënjohje për secilën prej 17,734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor
#GËZUAR 8 Marsin “