Mesnata e kësaj të hëne, është vendosur si afati i fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit.
BW raporton se dy kryebashkiakët e PD, Dritan Leli i Vlorës dhe Dionis Ymeraj i Dibrës, kanë dhënë dorëheqjen nga posti dhe do të pozicionohen në listat e kandidatëve për deputetë.
Një risi është dhe renditja e Edi Ramës në listat emërore të kandidatëve.
Kryeministri do të kandidojë në 2 qarqe, Durrës dhe Vlorë, por në të dyja, pritet ta pozicionojë emrin në të 8 në radhë.
Kjo, sipas BW, është një strategji elektorale për të maksimalizuar votën.