Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Gjatë seancës së sotme plenare deputeti Artur Roshi zhvilloi një interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti.
Deputeti Roshi pyeti ministren se çfarë është bërë për të censuruar propagandën në filmat e komunizmit. Ministrja theksoi se do të ishte marrëzi që të censurohet një punë kolektive e krijuar kjo në një kohë dhe në një kontekst të caktuar.
Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 01.03.2021.
2. Njoftime. 3. Interpelance me ministren e Kultures kerkuar nga deputeti Artur Roshi.
4. Projektligj “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 124/2015 “Per efi9encen e energjise” te ndryshuar””.
5. Projektligj “Per zhvillimin dhe pjesemarrjen e forcave te vendeve anetare te Organizates se Traktatit te Atlantikut te Veriut dhe te vendeve partnere te kesaj organizate ne stervitjen e perbashket “DEFENDER EUROPE 21”.
6. Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 12/2018 “Per vleresimin kalimtar dhe periodik te punonjesve te Policise se Shtetitn, Gardes se Republikes dhe Sherbimit per <;eshtjet e Brendshme dhe Ankesat ne ministrine e Brendshme”.
7. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se partneritetit, tregtise dhe bashkepunimit ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe dhe Irlandes se Veriut”.
8. Dekret i Presidentit te Republikes, me nr. 11979, date 24.2.2021, “Per kthimin e ligjit nr. 16/2021 “Per ratifikimin e ndryshimit te marreveshjes se koncesionit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Shoqerise Koncesionare “Tirana International Airport”, sh.p.k., “Per ndertimin, venien ne pune, operimin dhe mirembajtjen e Aeroportit Nderkombetar “Nene Tereza”, Tirane””, ratifikuar me ligjin nr. 9312, date 11.11.2004, te ndryshuar”.
9. Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Per miratimin e struktures dhe organikes te Autoritetit te Konkurrences””.
10. Projektvendim “Per emerimin e nje anetari te Bordit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare qe do te mbaje funksionin e Kryetarit te Bordit”.
11. Projektvendim “Per emerimin e nje anetari ne Komisionin e Autoritetit te Konkurrences”.
12. Diskutime per 9eshtje jashte rendit te dites (60′).
Ministrja e Kulturës Elva Margariti, po zhvillon një interpelancë me deputetin Artur Roshi. Deputeti Roshi pyeti ministren se çfarë është bërë për të censuruar propagandën në filmat e komunizmit. Roshi kërkoi që të dënohen dhe të ndalohen me ligj filmat sipas tij të propagandës sh të urrejtjes.
Ministrja theksoi se do të ishte marrëzi që të censurohet një punë kolektive e krijuar kjo në një kohë dhe në një kontekst të caktuar. Ministrja Margariti shtoi se adresimi i çështjeve të ngritura nga Roshi nuk marrin përgjigje nga Ministria e Kulturës.
‘Më lejoni ta filloj fjalën time me urimet më të sinqerta për gratë. Nuk mund ta fsheh se kur u njoftova për interepelancë mendja më shkoi tek sfida e mëdha, me gjunjëzimin që patën monumentet e Kulturës nga tërmeti. Deputeti Roshi është i shqetësuar për filmat e periudhës së diktaturës siç i quan ai, për lapidarët dhe për varrezat. Gjithë panik kërkon një interpelancë si mundësia e fundit për të treguar ekzistencën e vet në këtë vend. Janë të adresuara gabimisht këto çështje në ministrinë e Kulturës. Do të ishte marrëzi që Ministria e Kulturës të merrte përsipër të censurohet një punë kolektive e krijuar kjo në një kohë dhe në një kontekst të caktuar. Unë ju them me bindje se ka vdekur ajo kohë kur ndaloheshin dhe censuroheshin filma. Shqipëria e ka lënë pas këtë censuruar dhe ka zgjedhur rrugën e demokracisë. Qoftë arte pamore apo letërsi ato vlerësohen nga publiku. Janë krijimtari e mirëfilltë e skuadrave të mëdha. A jeni ju i gatshme të dënoni punën e qindra personave? Nëse keni frikë për brezin e ri që mund të infektohen nga propaganda, janë aq të hapur dhe të lexuar sa nuk do të shokohen nga propaganda. Krijimtaria artistike e krijuar para viteve ’90 është produkt i asaj punë dhe është dëshmi e gjallë sesi regjimi ndikon mbi to. Ministria e Kulturës mbështet kineastë dhe nuk censuron filmat e para viteve 90.’- tha Margariti.
Ministrja Margariti shtoi më tej se nuk do t’ja lejojnë vetes që të përsërisin gabimet e së shkuarës.
‘Ne nuk i lejojmë vetës që të përsërisim gabimet e së shkuarës, ne nuk mund të bëhemi censuruesit e rinj. Krijimtarinë e vlerëson koha dhe publiku. Nuk janë kompetencat e ministres ato, as vendosja e lapidarëve dhe përmendoreve.’- tha Margariti.