Florian Tahiri, nënkryetari i Bashkisë Durrës ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës së bashkuar.
Tahiri, i cili ka punuar prej vitesh në bashkinë e Durrësit do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të opozitës së bashkuar nën siglën “Aleanca për Ndryshim”.
Florian Tahiri u emërua si nënkryetar në bashkinë e Durrësit që prej muajit shkurt të vitit 2016. Tahiri u fut në këtë post falë angazhimit në PDIU, (Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet).