Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim është arrestuar pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Mësohet se në prangat e bluve ka rënë kandidati Sokol Skura, i cili u kap duke i dhënë makinës i dehur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Kjo nuk është hera e parë që kandidati arrestohet për një pakujdesi në timon. Në shtator të 2015, në atë kohë kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Sokol Skura aksidentoi për vdekje një adoleshent 17-vjeçar.