Një video EKSKLUZIVE ka mbërritur në redaksinë e Albanews, ku duket se një sherr masiv, ka agravuar edhe në përdorimin e armëve të ftohta.
Dëshmitarë në vendngjarje janë shprehur se konflikti mes disa të rinjve nisi për një bllokim rruge në zonën e Astirit. Menjëhërë ndërhynë familjarët, dhe situata agravoi kur njëri prej tyre doli me sëpatë dhe tenton të qëllojë në drejtim të grupit tjetër të përfshirë në konflikt. Kalimtarët e rastit kanë qenë ata të cilët kanë ndërhyrë dhe nuk kanë lejuar që një sherr banal të kthehej në një tragjedi të vërtetë.
Edhe pse sherri ka zgjatur për shumë kohë, dëshmitarët i treguan Albanews se policia ndërhyri me vonëse sepse u bllokua në trafik, pasi siç dihet nga të gjithë, zona e Unazës së madhe është një nga akset me problematike për të qarkulluar, për shkak të mbingarkesës së mjeteve por edhe si pasojë e punimeve në rrugë.