Si sot një vit më parë, autoritetet shëndetësore raportuan zyrtarisht se në Shqipëri kishin mbërritur dy rastet e para, të babë e bir, që ishin infektur me koronavirus.
Edhe pse nga Kina dëgjonim e lexonim lajme, u deshën pak muaj që ky virus i ri shumë infektues, të shpërndahej në të gjithë botën dhe OBSH ta shpallte zyrtarisht pandemi.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale, teksa falënderon mjekët, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të vijuar kujdesin dhe durimin për ta çuar deri në fund luftën me këtë armik të padukshëm.
POSTIMI I PLOTE
Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës🙏🏼
Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
🤝T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën 😷🧼↔️, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.
JA NJOFTIMI I MINISTRISE NE 9 MARS 2020, PER DY RASTET E PARA NE SHQIPERI
“Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri.
Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.
MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti”.