Një ndryshim në minutat e fundit është bërë nga ana e Partisë Demokratike. Në garën e deputetëve është rikthyer emri i demokratit, Luçiano Boçi. Ky i fundit do të kandidojë sërish me siglën e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit dhe është pozicionuar i 9-ti.
Emri i Luçiano Boçit kishte mbetur jashtë listës së PD në Qarkun e Elbasanit dhe nuk figuronte në listat paraprake.
Po ashtu u vu re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë qenë. Klevis Balliu ishte me pikëpyetje prej muajsh që prej mbylljes së prostestës së Astirit, sot u la jashtë listave. Bujar Nishani, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e tjerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.