Mjeku Tritan Kalo, i cili u largua nga Komiteti i Ekspertëve, ka shpërthyer me një mesazh kundër Partisë Socialiste.
Sipas tij, PS është një parti e mavijosur nga ethet e korrupsionit.
Kalo shprehet se PS është partia e pasanikëve.
“PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit,” shkruan Kalo.
Duket se mesazhi indirekt shkon për kolegen e tij, Najada Çomo.
Kjo e fundit vendosi të garojë për Partinë Socialiste dhe Edi Rama e vendosi në krye të listës në Tiranë.