Një ditë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama komentoi forcën politike që ai drejton, si dhe opozitën e PD dhe LSI.
Rama shprehet se lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, lista e PD është afirmimi i fosilizimit, ndërsa LSI-në e konsideroi si listën e SPAK-ut dhe OFL-së.
“Më lejoni të bej një përkufizim si e shoh karakterin e forcave që janë publikisht të përcaktuara. PS e mishëron me formacionin e saj më shumë se asnjëherë në parë karakterin e vet shoqërisë. Ne kemi një skuadër që shkon përtej PS dhe reflekton fuqinë tonë të vetëndryshimit, e cila është pika e parë e manualit të drejtimit të PS, që lindi nga një fuqi vetëndryshimi në kushte dramatike, dhe nën drejtimin e Fatos Nanos e pati pikë referimi vetëndryshimin.
Jam përpjekur ta gëdhend dhe ta bëj më të thellë këtë bindje. Kjo është e vetmja mënyrë që një parti politike që ti rezistojë kohës, të jetë konkurrente. Skuadra e PD është zhgënjyese edhe për mua. Nuk besoj se është maksimumi që mund të bënte edhe pse ka një lidership ka karakter. Nuk besoj se rrethi, perimetri i PD të jetë as i ngushtë dhe që PD të mos ketë mundësi të ofrojë më shumë se sa kaq. Nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, lista e PD është afirmimi i fosilizimit, ndërsa për listën e LSI nuk dua të humbas kohë, ajo është lista e SPAK-ut dhe e OFL-së.
Edhe më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që nuk i përkasin këtij kategorizimi por janë thjesht një enturazh si mezetë rreth karkalecave të Monikës, kurse karakalecat janë aty në qendër, është afirmimi i një katandie simosmëkq i një force politike që ka luajtur rolin e saj në procesin e demokratizimit, dhe që sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit dhe që shet dokrra dhe ble vota”, tha Rama në fjalën e tij.