AUSTRI– Shteti austriak ka ndaluar së përdoruri vaksinën anti-COVID AstraZeneca, pas vdekjes së një mjekeje 49-vjeçare në Zëettl.
Autoritetet vendase po hetojnë rastin e mjekes, e cila vdiq nga disa çrregullimeve të rënda vetëm pasi mori vaksinën, shkruan The Guardian.
Deri në përfundim të hetimeve, Austria ka ndaluar përdorimin e vaksinës në fjalë.
Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës së Agjencisë Evropiane të Barnave (PRAC), i cili monitoron sigurinë e ilaçeve ka diskutuar rastin me EMA-n.
Nga ana e saj. AstraZeneca ka thënë se të gjitha dozat e vaksinës së saj koronavirus i nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe rigoroze të cilësisë dhe se nuk ka “konfirmuar ngjarje serioze anësore të lidhura me vaksinën”.