Komisioni Qendror Zgjedhor nis sot verifikimin e listave nëse partitë kanë respektuar Kodin Zgjedhor. Një nga rregullat është edhe barazia gjinore. Një në tre kandidatë për çdo qark duhet të jetë grua.
Nëse nuk kanë zbatuar rregullat, lista kthehet mbrapsht e brenda 48 orësh ata duhet ta korigjojnë.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një postim në Twitter shkruan se verifikimi po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Postimi i plotë:
“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumë-emërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetë-deklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve.”