Zbardhen debatet që kanë rrethuar prej orësh kryesinë e Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës.
I pyetur nga Dosja.al, Agron Kuliçi, ish-zëvendës drejtor i policisë së Shtetit tha se kryesuesi i listës së Vlorës, Bujar Leskaj nuk do të japë dorëheqje dhe se nesër ka takimet e radhës me elektoratin.
“Nuk janë të vërteta informacionet. Z. Leskaj nesër ka takimet e radhës me elektoratin,”- tha Kuliçi.
Edhe Ina Zhupa, e dyta në listën e bluve për qarkun e Vlorës, mohoi që të ketë ndonjë dorëheqje nga ana e kandidatëve. E pyetur nga Dosja.al, Zhupa tha se në kryesi është diskutuar për çështje të ndryshme, ka pasur mosdakortësira të vogla, por për dorëheqje, nuk bëhet fjalë.
“Kryesia ka diskutuar çështje të ndryshme, ka pasur edhe mos dakortësira të vogla, por s’ka lidhje me dorëheqjen nga lista. Nuk është e vërtetë që Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen,”– tha Zhupa.
Mbrëmjen e sotme u mblidh kryesia e PD-së në Vlorë. Fillimisht u tha se mbledhja është zhvilluar me tensione dhe se pritej dorëheqja e Leskajt, pork jo gjë nuk ka ndodhur.
Marrr nga Dosja.al