Selia blu në Tiranë mohon lajmet për dorëheqje nga lista të drejtuesit politik të PD-së në Vlorë Bujar Leskaj. Në një deklaratë shpërndarë për mediat, PD thotë se lajme të tilla janë shpifje dhe trillime nga Edi Rama.
“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlorë Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë” mbyllet deklarata e PD.