Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke ju referuar një deklarate të kreut të PD-së Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, i cili thotë se pa Edi Ramën Shqipëria nuk mund të ndryshojë.
‘Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë!’- shprehet kreu i PD-së, ndërkohë që Rama e mbështet plotësisht këtë deklaratë.
‘Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi!’- shkruan kreu i qeverisë i cili edhe ka publikuar videon në rrjetet sociale.