Tiranë- Në një kohë të vështirë për të dhe institucionin që drejton, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përballet edhe me një dhimbje në familje. I ati është ndarë nga jeta dhe lajmin e ka bërë publik vetë ministrja me përshëndetjen e saj të fundit nga faqja zyrtare në Facebook.
“U prehsh në paqe Ba”- ka mundur të shkruajë ministrja e Shëndetësisë dhe menjëherë kanë nisur në adresë të saj mesazhet e ngushëllimit nga të gjithë ndjekësit virtualë.
I ati i ministres Manastirliu vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.