Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Orges Bilbilin. Ai është cilësuar fajtor për armëmbajtje pa lejë dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë. Ngjarja ka ndodhur më 10 prill 2020, teksa Orges Bilbili nuk iu bind urdhrit të efektivit të Shqiponjave për të ndaluar por përpiqej të largohej. Ai i nxori dhe armën efektivit të Shqiponjave, por ky i fundit reagoi dhe e plagosi.
Ndërkohë, bëhet me dije se Bilbili po gjykohet nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjes.