• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Studimi për Shqipërinë/ 44 mijë persona mbi 15 vjeç s’dinë shkrim e këndim, 7% të rinj

10/03/2021
in Sociale
0
Studimi për Shqipërinë/ 44 mijë persona mbi 15 vjeç s’dinë shkrim e këndim, 7% të rinj

Shqipëria numëron mbi 44 mijë analfabetë në të gjithë vendin që nuk dinë as shkrim dhe as këndim sipas të dhënave të publikuara nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) që i takojnë vitit 2018. Nga totali i analfabetëve 7 për qind ose mbi 3000 persona i përkasin moshës nga 15-24 vjeç. Të dhëna më të detajuara tregojnë se analfabetizmi është i përhapur më së shumti në komunitetin Rom dhe në personat më aftësi të kufizuara. Matjet e UNESCO-s për analfabetizmin i referohen popullsisë në moshë punë me mbi 15 vjeç. Kjo e dhëne tregon se një pjesë e popullsisë në moshë punë nuk gëzon aftësinë më elementare. Popullsia e rritur analfabetë zë 2.3 për qind të popullsisë në moshë pune.

Arsimi në Shqipëri është i detyrueshëm deri në moshën 16-vjeçare, por përafërsisht vetëm 92% e nxënësve mbarojnë arsimin bazë dhe vazhdojnë studimet në nivelin e mesëm. Edhe pse shkalla e regjistrimit të fëmijëve në moshë shkollore në vendin tonë është mbi 99%, ka prova se shumë fëmijë nuk regjistrohen në shkollë ose nuk arrijnë të përfundojnë arsimin bazë.

Një analizë më e detajuar e UNICEF referon se arsyet pse fëmijët lënë shkollën para përfundimit të klasës së 9-të janë të shumta. Presioni për të kontribuar në të ardhurat e familjes, presioni për t’u martuar dhe për të krijuar familje, presioni i familjes për të kontribuar në punët e shtëpisë dhe për t’u kujdesur për motrat dhe vëllezërit më të vegjël apo të afërmit, largësia nga shtëpia në shkollë, veçanërisht në nivelin e mesëm të ulët etj. Në disa raste ekstreme, braktisja e shkollës vjen prej fëmijëve të abuzuar, të trafikuar ose të shfrytëzuar. Arsye të tjera pse disa fëmijë nuk regjistrohen në shkollë janë: aftësia e kufizuar, migrimi dhe varfëria ekstreme.

Para viteve ’90, braktisja shkollore ka qenë një tregues që ka ardhur në ulje nga viti në vit. Kështu, nga 1.42 për qind që ka qenë në vitin shkollor 1983-1984, në vitin shkollor1987-1988 gati është përgjysmuar, duke zbritur në 0.76 për qind. Shkolla braktisej kryesisht nga nxënës të klasave të larta të arsimit 8-vjeçar, kurse numri i nxënësve braktisës në klasat i-IV ishte i papërfillshëm.

Pas vitit 1990, braktisja e shkollës rezultoi në tregues më të lartë, të paparashikuar. Modelet negative të pasurimit të shpejtë ndikuan natyrshëm te nxënësit që nuk ishin të suksesshëm apo që kishin vështirësi në të nxënë. Këtij mentaliteti iu shtuan dhe indiferentizmi për sensibilizimin e komunitetit për rolin dhe domosdoshmërinë e shkollimit, si dhe neglizhencat për zbatimin e ligjit për arsimin e detyrueshëm.

Marrë nga Monitor.al

Tags: analfabeteshkrim e kendimunicef
Previous Post

COVID-19: Në 24 orët e fundit regjistrohen 17 viktima dhe 631 raste të reja me Covid-19

Next Post

‘Dritë në fund të tunelit’, Greqia rihap dyert e turizmit më 14 maj

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
‘Dritë në fund të tunelit’, Greqia rihap dyert e turizmit më 14 maj

‘Dritë në fund të tunelit’, Greqia rihap dyert e turizmit më 14 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.