Koordinatori i LSI-së për zonën e Astirit ka ndërruar jetë në moshë të re, pas infektimit me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale përmes një postimi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Ajo ka publikuar dhe mesazhin e shkëmbyer me të vetëm një muaj më parë, kur ai ishte kthyer nga Gjermania dhe do të kontribuonte për fushatën elektorale për LSI-në.
POSTIMI I PLOTE
Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.
Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania.
Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë.
Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne.
Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.
Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.
Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua. ❤️