Gratë naftëtare kanë hyrë sot në ditën e 20 të grevës urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, informon gazetarja e Ora News Inelda Vallja.
E megjithatë, ato janë të vendosura në kauzën e tyre. Gratë thonë se nuk dalin pa marre pagat e prapambetura.
Ndërkohë nga shteti nuk po marrin asnjë zgjidhje, veç apeleve të kryeministrit të ndërpresin grevën e te hyjnë në negociata. Gratë janë të shqetësuara edhe për familjet e tyre.