Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit, ndërkohë që partitë politike kanë dorëzuar pranë KQZ listat e tyre të kandidatëve.
Në një postim në rrjetet Soreca apelon se duhet të zbatohet ligji i dekriminalizimit si dhe kandidatët duhet të plotësojnë kriteret.
“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”, shkruan Soreca.