Ministrja Elisa Spiropali ka komentuar videon që ‘theu rrjetin’ ku ajo u shfaq duke kërcyer më një koreograf në Instagram, teksa të pranishëm në sallë ishin edhe një grup të rinjsh.
E ftuar në ‘Çim Peka Live’, kandidatja socialiste për deputete në Tiranë, Spiropali, u pyet nga Çim Peka se përse ishte pa maskë në një vend ku ishin më shumë se dhjetë persona. Ministrja u shpreh se është futur rastësisht në atë qendër kërcimi, pasi ia kishte këshilluar stafi teksa kalonte në Kamëz.
Pjesë nga biseda:
Çim Peka: Në kohë pandemie keni gjobitur do aktivitet të kryetares së LSI në takimet me 7 vetë. Ju keni të drejtë të bëni çdo gjë, kundërshtari jo.
Elisa Spiropali: Nuk është e vëretë. Është një akademi dance në qendër të Kamzës. Po gjej rastin ti bëj një reklamë. Unë po kaloja aty rastësisht. Dhe stafi im më tha që po bëhet një përformancë. Unë hyra për të përshendetur.
Çim Peka: Pra në bashkinë e Xhelal Mziut kishte akademi dance.
Elisa Spiropali: Jo nuk e ka ndërtuar Mziu. Qoftëlargu. E kanë ndërtuar njerëz që i kanë pasur të gjithë kundra. Qeverisja më e keqe në Ballkan.