Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Terminalin e autobusëve në Tiranë. Dy të rinj nga Mati janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye ende të paditura. Mësohte se i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Robert Kurti.
Autor ka qenë 34-vjeçari Rudolf Nikollaj, teksa të dy janë nga Mati. Kurti u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim.