TIRANË– Edi Rama i ka dërguar një letër Asamblesë së PS së Vlorës, duke shkruar që Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli të mos lejohet në fushatën elektorale.
Rama ka shkuar që Leli nuk është më pjesë e tyre dhe ndaj nuk do të dalë në fushatë me të dhe Damianin.
MESAZHI:
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne.”
Ky mesazh dhe kërkesë që Leli të mos jetë pjesë e fushatës së Partisë Socialiste vjen pas refuzimit që Kryetari i Bashkisë së Vlorës i ka bërë Ramës, për të qënë kandidat në qytetin bregdetar.
Ndërkohë në orë orën 12:00 Rama pritet të ketë një takim me shtabin elektoral të Vlorës.