Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, emrat e PD nuk mund të krahasohen me ato të PS, pasi sipas tij, Rama kërkon të fusë në Parlament kriminelë.
Lista e opozitës, tha Basha, përmban emra me integritet profesional dhe moral.
Për listat e PS, u shpreh kreu i PD, ka pasur zëra kurajozë brenda grupit parlamentar, të cilët kanë dalë kundër.
“Është një ndërthurje e eksperiencës dhe energjisë rinore, e përvojës në politikë dhe në profesione të ndryshme, e integritet moral të secilit prej anëtarëve të kësaj liste. Ky është kontrasti më i qartë me atë që ka bërë kundërshtari ynë
I patë dje edhe deklaratat e ambasadorëve. Prapë Edi Rama e ka vënë bastin që me kriminelë, të fusë kriminelë në parlament dhe me kriminelë të sundojë Shqipërinë.
Është një trup për PS, e cila jam i bindur vlon nga brenda. Ka pasur zëra kurajoze që e kanë kundërshtuar dhe publikisht këtë turp të madh. Në 25 prill do të jetë edhe një çlirim për PS.
Këtu do të japim shembullin tonë me një listë të pastër. Është pjesë e ekipit të fitores.
Të gjithë janë pjesë e një ekipi që ka një mision, ndryshimin e vërtet, jo thjesht rrotacionin, por ndryshimin për çdo shqiptar.
Kjo është alternativa pa larguar Edi Ramën Shqipëria do të mbetet në vend numëro”, tha Basha.