Alba News zbardh detaje të reja për ngjarjen që ndodhi ditën e sotme rreth orës 19:30 ku shpërtheu makina e prokurorit Arjan Muça. Makina ka shpërthyer te parkimi i qendrës tregtare “Kristal”.
Nga ngjarja te Komuna e Parisit nuk raportohet për të lënduar, pasi makina ishte e parkuar dhe nuk kishte asnjë person brenda.
Mësohet se makina ishte e parkuar pranë qendrës tregtare “Kristal” në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Dyshohet se poshtë mjetit ishte vendosur një sasi tritoli. Si pasojë e shpërthimit është plagosur një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.