Dita e sotme karakterizohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira të cilat prej mesdite do të vijnë në dendësi.
Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët dominon në territorin shqiptar deri në mesditë kur vanësira kalimtare shfaqen fillimisht në Rajonin Verior. Pasditja sjell kalime vranësirash edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë POR pa sjellë reshje.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
-zonat malore -4°C deri në 14°C;
-zonat e ulëta 2°C deri në 19°C;
-zonat bregdetare 4°C deri në 17°C.