BOTË-Kompania e vaksinave anti-Covid, AstraZeneca, ditën e djeshme ka reaguar në lidhje me vendimin e vendeve për të pezulluar vaksinat. Sipas mediave të huaja, kompania ka thënë se në provat e zhvilluara është treguar se vaksina është efektive dhe nuk ka efekte anësore.
“Siguria e pacientit është përparësia më e lartë për AstraZeneca. Rregullatorët kanë standarde të qarta dhe të rrepta të efikasitetit dhe sigurisë për miratimin e çdo ilaçi të ri, dhe kjo përfshin vaksinën COVID-19 të AstraZeneca. Siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në provat klinike të Fazës III dhe të dhënat e vlerësuara nga kolegët konfirmojnë vaksina është efektive,”-thuhet në njoftimin e kompanisë.
Po ashtu dhe Agjencia Evropiane e Barnave, e cila aprovoj vaksinën e AstraZeneca për përdorim në të gjithë BE-në në fund të janarit, ka thënë se nuk ka asnjë prov që ajo të ketë shkaktuar efekte anësore, por rastet po hetohen.
“Aktualisht nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk renditen si efekte anësore me këtë vaksinë. Megjithëse një defekt i cilësisë konsiderohet i pamundur në këtë fazë, cilësia e serisë është duke u hetuar,”-thuhet në njoftim.