Italia ka pezulluar përdorimin e AstraZeneca, pasi dy burra kanë humbur jetën në Sicili, pasi kanë marrë një dozë të vaksinave.
Autoriteti italian i ilaçeve Aifa ka thënë se ndalimi është marrë si një masë parandaluese, duke shtuar se ende nuk është zbuluar nëse vaksina ka dhënë efekte anësore.
Stefano Paterno, një oficer i marinës 43-vjeçar, vdiq në fillim të kësaj jave nga një sulm i dyshuar në zemër një ditë pasi mori dozën e vaksinës. Po ashtu, Davide Villa, një polic 50-vjeçar, vdiq rreth 12 ditë pasi mori vaksinën. Gazetat lokale raportuan se ai u sëmur brenda 24 orësh pas injektimit, derisa ndërroj jetë.