BOTË- Numri i lindjes së binjakeve në gjithë botën ka shënuar rritje. Sipas BBC, një studim ka treguar se lindjet e binjakëve kanë qenë më të larta se kurrë më parë.
Rreth 1.6 milion binjakë lindin çdo vit në të gjithë botën, me një në çdo 42 fëmijë që lindin binjak.
Vonesa e lindjes së fëmijëve dhe teknikat mjekësore kanë bërë që niveli i lindjeve të binjakëve të rritet me një të tretën që nga vitet 1980. Gjithsesi, ky fenomen mund të jetë në rënie, pasi prindërit po priren më shumë për të lindur vetëm një fëmijë.
Sipas studimit, kulmi ka arritur për shkak të rritjes së lindjeve për 30 vjet, me 32% në Azi dhe 71% në Amerikën e Veriut. Studimi u fokusua në normat e lindjeve të binjakeve në 165 vende për 2010 deri në 2015, duke i krahasuar ato me normat për vitet 1980 deri 1985 .
Numri i binjakëve për 1,000 lindje është i lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Ndërsa në Afrikë ka qenë gjithmonë e larta dhe nuk kanë ndryshuar shumë gjatë 30 viteve të fundit, gjë që mund të jetë si rezultat i rritjes së popullsisë.