Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur gratë e Partisë Demokratike ne Durrës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në listat e kandidatëve për deputetet të PS ka persona, të cilët duhet të ishin prapa hekurave.
Gjatë takimit në Durrës, ku Basha prezantoi programin për gratë tha se Rama jo vetëm nuk ka promovuar gratë, por ka treguar modelin më të keq, duke promovuar dhunuesit e tyre.
“Kjo qeveri dhe ky kryeministri jo vetëm nuk ka promovuar gratë, por përkundrazi ka promovuar modelet më të këqija, atë të trafikantëve të grave dhe vajzave shqiptare, ato të keqpërdorimit, ato të keqpërdorimit të imazhit të gruas dhe të dhunës verbale dhe fizike të pandëshkuar dhe të dhunuesve që sot janë në listat e partisë të Ramës, kur në fakt duhet të ishin para drejtësisë dhe prapa hekurave”, u shpreh Basha.
Sipas Bashës, listat e e PD janë të pastra dhe me integritet: “ Megjithatë pas errësirës vjen drita, pas 8 vitesh asnjë progres sa i përket të drejtat të grave. Në 25 prill shqiptaret do të votojnë masivisht ndryshimin”.