Pas një muaji i trajtuar në intubim në spitalin universitar në Janinë mjeku kardiolog në spitalin e Sarandës, Irakli Thomai ka humbur betejën me Covid-19, në moshën 72 vjecare. Mjeku Irakli Thomai edhe pse kishte dalë në pension kishte pacientë që kuroheshin prej tij. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë miku i tij Apostol Vaso përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mjekesia e ketij qyteti humbi nje prej gjenertoreve te mendimit shkencor. Nivica humbi nje prej bijeve te saj punetor dhe kembengules. Ai eshte nje shembull per koleget e rinje, reanimacioni i spitalit te qytetit tone, ka ne cdo grimce llaci,drrase dhe instalimi, doren dhe mendimin e tij. Aty do te gjejme shqetesimet dhe endrat, te cilat pa dashur, pa kuptuar dhe me insistim i ka percjell tek cdo koleg qe ai ka bashkepunuar”, shkruan bdër të tjera miku i tij Apostol Vaso.