Nga data 3 deri në 5 prill Italia do të jetë në izolim. Ky është vendimi i raportuar nga qeveria italiane pas takimit me rajonet dhe autoritet lokale.
Gjithashtu nga data 15 mars deri në 5 prill, pritet që të merren masa të reja anti-Covid, shkruajnë mediat italiane.
Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza siguroi se vaksinat e përdorura janë të sigurta dhe efektive.
Sakaq situata epidemiologjike në Itali vijon të mbetet shqetësuese për shkak të numrit ta lartë të rasteve me Covid-19. Gjithashtu numri i viktimave dita ditës ka qenë në rritje.
Ministria e Shëndetësisë në Itali vetëm ditën e djeshme raporti mbi 25 mijë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 373 pacientë humbën jetën në 24 orë.
Ndërsa fushata e vaksinimit ka vijuar me ritme të larta, së fundmi autoritetet italiane njoftuan pezullimi e vaksinave nga AstraZeneca pas vdekjes së dy personave në Siçili të cilët ishin vaksinuar me doza të AstraZeneca.