• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Prokurorët amerikanë: Të paktën 100 të arrestuar të tjerë për sulmet ndaj Kapitolit

13/03/2021
in Botë
0
Para certifikimit si fitues të Biden, protestuesit në mbështetje të Trump vërshojnë brenda Kongresit të SHBA

Trump supporters try to break through a police barrier, Wednesday, Jan. 6, 2021, at the Capitol in Washington. As Congress prepares to affirm President-elect Joe Biden's victory, thousands of people have gathered to show their support for President Donald Trump and his claims of election fraud. (AP Photo/Julio Cortez)

Prokurorët amerikanë thonë se do të jenë të paktën 100 persona të tjerë ndaj të cilëve do të ngrihen akuza në lidhje me sulmet e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, duke e ngritur kështu në 400 numrin e njerëzve që do të përballen me akuza nga prokurorët.

Kjo u mësua nga dokumentet e paraqitura në gjykatë të premten në kuadrin e një çështjeje konspiracioni të gjerë, ku janë përfshirë edhe nëntë anëtarë të organizatës anti-qeveritare “Oath Keepers”, të cilët përballen me akuza për konspiracion gjatë sulmeve ndaj Kapitolit. Tre anëtarë të tjerë të këtij grupi janë arrestuar veçmazi.

Nga pothuajse 800 mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump që hynë me forcë në godinë në përpjekje për të zhbërë humbjen e tij gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, mbi 300 janë akuzuar tashmë, dhe akuza të reja vazhdojnë të ngrihen çdo ditë.

Megjithatë, qindra të tjerë, shumë prej të cilëve janë fiksuar në fotografi dhe në video, janë ende të lirë, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimit (FBI) vazhdon t’i kërkojë.

“Hetimi vazhdon dhe qeveria pret që të ngrihen akuza ndaj të paktën 100 personave të tjerë”, shkruajnë prokurorët në dokumentet e dërguara gjykatës, ku kërkohet më shumë kohë për të përgatitur çështjen kundër anëtarëve të organizatës Oath Keepers. Sipas Qendrës Jugore Ligjore për Varfërinë, një grup i aktivizmit ligjor, Oath Keepers është “një nga grupet më të mëdha radikale antiqeveritare” në Shtetet e Bashkuara. Organizata pretendon se ka dhjetëra mijëra anëtarë.

Muajin e kaluar, Jessica Watkins, kryetare e grupit të Oath Keepers që hynë me forcë në Kapitol, e denoncoi publikisht organizatën.

“Duke pasur parasysh rezultatin e gjithçkaje në 6 janar dhe gjithçkaje që ka dalë,” tha zonja Watkins gjatë një seance gjyqësore, “shokët e mi të Oath Keepers më kanë revoltuar. Kjo është arsyeja pse unë po anuloj anëtarësimin tim në Oath Keepers”.

Dokumentat ligjore të së premtes sugjerojnë se dhjetëra dhe potencialisht disa qindra individë që hynë në Kapitol pa kryer dhunë nuk do ndiqen penalisht, pasi hetuesit përqendrohen tek shkelësit më të dhunshëm dhe të tjerët që planifikuan sulmin.

“Që të dënohet dikush për një krim do të thotë të provosh një vepër penale dhe se veprimi është kryer me një gjendje të caktuar emocionale”, tha një ish-zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili kërkoi të mos përmendej me emër për shkak të çështjeve të brendshme të Departamentit të Drejtësisë. “Dyshoj se ekziston një farë shqetësimi nëse mund të vërtetohet gjendja emocionale për disa nga individët që hynë në Kapitol, por që nuk u sollën të dhunshëm”.

Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.

Ai solli si pasojë atë që prokurorët e kanë përshkruar në dokumentet e gjykatës të premten si një nga hetimet më të mëdha penale në historinë amerikane, “si për nga numri i të pandehurve të ndjekur penalisht, ashtu edhe nga natyra dhe vëllimi i provave”.

Sipas analizave të fundit të akuzave në lidhje me sulmin në Kapitol, shumica dërrmuese e mbi 300 personave të akuzuar deri më tani nuk kanë asnjë lidhje të njohur me grupe të tilla si “Oath Keepers”. Akuzat variojnë nga hyrja e paligjshme dhe sjellja e dhunshme në territorin e Kapitolit deri në sulm ndaj oficerëve të policisë dhe konspiracion kundër Shteteve të Bashkuara.

Me shtimin e provave që anëtarët e “Oath Keepers”, “Proud Boys” dhe grupe të tjera pro ish-Presidentit Donald Trump planifikuan sulmin javë më parë, numri i akuzave për konspiracion pritet të rritet, sipas zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të zbatimit të ligjit.

Ndërsa zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se synojnë të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Kapitol, zyrtarët gjithnjë e më shumë po bëjnë një dallim midis mbështetësve të zotit Trump që thjesht u përfshinë në turmë dhe shkelësve më të dhunshëm që mobilizuan protestuesit.

“Shohim njerëz që u entuziazmuan nga momenti, u përfshinë nga energjia, etj., dhe u futën në Kapitol dhe ata ndoshta do të akuzohen thjesht me hyrje të paligjshme”, tha Jill Shanborn, ndihmëse e drejtorit të FBI-së për kundërzbulimin, kur dëshmoi përpara Komisionit Juridik të Senatit javën e kaluar.

“Nga ana tjetër po shohim ato grupe dhe celula të vogla që po akuzohen për komplot që u bashkuan ose në vend ose madje disa ditë ose javë para dhe kishte një lloj objektivi atë ditë,” tha zonja Shanborn.

Nëntë anëtarët e “Oath Keepers”, disa prej të cilëve veteranë të ushtrisë po ndiqen penalisht si grup dhe përballen me akuza të shumta konspiracioni. Ata akuzohen për formimin e një formacioni taktik për të sulmuar Kapitolin, një operacion që mendohet se ishte planifikuar javë përpara sulmit të 6 janarit.

Disa nga të akuzuarit kanë deklaruar pafajësinë dhe janë shkëputur nga organizata./VOA/

Tags: 100 te arrestuar ne shbaperplasjet ne capitolshba
Previous Post

Aksion policor në Spanjë/ Zbulohet mjeti me i ri që transporton deri në 2 ton drogë, arrestohen 52 persona

Next Post

7 të vdekur dhe 50 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë në Afganistan

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
7 të vdekur dhe 50 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë në Afganistan

7 të vdekur dhe 50 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.