Sot do të nisë procesi i vaksinimit për mësuesit dhe pedagogët në të gjithë vendin. Ashtu siç edhe u njoftua arsimtarët do të marrin dozën e vaksinës Astra Zeneca.
Fillimisht të do të nisë në 5 shkolla në kryeqytetet, ndërsa shkolla “4 Dëshmorët” do të jetë pika e pozicionimit ku edhe do të nisë procesi i vaksinimit.
Gjithashtu në ambientet e shkollës shihet edhe prezenca e policisë e cila ka bërë kontrolle të vendit.
Ndërkohë pritet pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërkohë vaksinimi pritet në nisë rreth orës 10:00.